Breaking News

Rusia kritikon terroristët për përdorimin e armëve kimike në Siri

Rusia ka njoftuar se Amerika dhe Britania e Madhe po shpërndajnë municione kimike për terroristët në Siri dhe sipas saj, një gjë e tillë është shkelje e konventave ndërkombëtare.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë, të mërkurën duke iu referuar falëve të Feisal Mekdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë, deklaroi se Amerika dhe Britania e Madhe i kanë shpërdnarë municione kimike terroristëve në Sirisë. Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë z. Feisal Mekdad ka thënë se, gjatë çlirimit të disa rajoneve në Siri, janë zbuluar dhe regjistruar materiale kimike të prodhuara nga Turqia, Anglia dhe SHBA. Feisal Mekdad ka thënë: SHBA, Anglia dhe aleatët e saj kanë shkelur ligjin për ndalimin e armëve kimike, duke furnizuar grupet terroriste me materiale kimike. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë po ashtu ka njoftuar për vizitën e një ekipi hetimor në lidhje me dosjen kimike në Siri dhe ka shtuar: Qeveria siriane ka kryer hetimet në lidhje me sulmin kimik në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Mekdad ka shtuar: Deri më tani asnjë vend perëndimor, nuk ka bërë kërkesë për të dërguar një ekip nga Organizata për ndalimin e përhapjes së armëve kimike në Khan Shejkhun. Zv/ministri i jashtëm sirian ka thënë se qeveria siriane i ka kryer të gjitha përgatitjet për ekipin hetimor i cili pritet që ditët në vijim të vizitojë Sirinë. Grupi terrorist ISIS ka transferuar objekte të prodhimit të armëve kimike nga Raka në zonat nën kontrollin e saj në Dejrul Zur të Sirisë. Kohë më parë, ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se kundërshtimi i propozimit të Rusisë dhe Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për kryerjen e hetimeve në lidhe me pretendimet e përdorimit të armëve kimike në rajonin Khan Shejkhun provincën Idlib të Sirisë është bërë me qëllim që të përqendrohet vëmendje në idenë e nevojës së ndryshimit të sistemit shtetëror në Siri. Lavrov shtoi: “Përhapja dhe publikimi i informacioneve të rrejshme dhe të pavërteta për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Sirisë, është një armë që nëpërmjet saj synohet të shtrembërohet opinioni publik nga zbatimi i rezolutës 2254 të KS të OKB në të cilën është theksuar zgjidhja politike e krizës në Siri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve siriane. Qëllimi i kësaj politike është që të kthehet përsëri ideja rrëzimin e qeverisë së Damaskut”.

Advertisements