Breaking News

Mosndërhyrjet e jashtme garantojnë sigurinë rajonale

Komandanti i lartë iranian të mërkurën theksoi respektimin e integritetit territorial të shteteve sovrane, duke shtuar se miratimi i politikës së mos-ndërhyrjes garanton sigurinë, paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Kufijtë e Iranit dhe Turqisë kanë qenë gjithmonë kufijtë e paqes, tha Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Mohamed Hosein Bakeri në një takim me ministrin turk të Mbrojtjes Nurettin Canikli. Ai shprehu shpresë se vizita e delegacionit iranian do të bëhej një pikë kthese në zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy shteteve. Ndërkohë, ministri turk i mbrojtjes, nga ana e tij, nënvizoi angazhimin e Ankarasë për të penguar praninë e forcave të huaja në rajon. Vizita e nivelit të lartë të delegacionit ushtarak iranian në Ankara mund të ndihmojë në zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mbrojtës ndërmjet dy shteteve, shtoi ai. Në takimin e tyre, Bakeri dhe Canikli ranë dakord të përgatisin draftin e një dokumenti bashkëpunimi për të promovuar bashkëpunimin kërkimor dhe bashkëpunues të dy vendeve në industrinë e mbrojtjes. Bakeri arriti në Ankara të martën për një vizitë zyrtare tre-ditore dhe u takua me homologun e tij turk gjeneralin Hulusi Akar.

Advertisements