Breaking News

Publikohen dokumente sekrete mbi instalimin e bombave atomike të Amerikës në Okinava

Dokumentet sekrete të zbuluara kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se qeveria e Japonisë, në kundërshtim me traktatet e nënshkruara dhe me kërkesën e popullit të vet ka lejuar qeverinë amerikane të vendoste armët e saj bërthamore në bazën ushtarake amerikane në Okinava.

Sipas një raporti të botuar në Japan Times, dokumentet e zbuluara kohët e fundit nga Muzeu dhe biblioteka Nikson e Kalifornisë, pak para marrëveshjes së reciprocitetit të vitit 1969 që mundësoi kthimin e ishullit të pushtuar Okinava në vitin 1972, qeveria japoneze zyrtarisht autorizoi vendosjen e armëve bërthamore amerikane në këtë ishull. Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia më 17 shtator 1969. Në atë kohë ish zëdhënësja e ministrisë së jashtme japoneze Hiroto Tanaka gjatë një takimi me këshilltarin e sigurimit kombëtar të Amerikës, Henry Kissinger, tha se Japonia nuk kishte kundërshtime me vendosjen e armëve amerikane në bazë të Okinava, por duke pasur parasysh ndjeshmërinë që ka Japonia kundër armëve atomike, nuk është e nevojshme që të raportohet për një çështje të tillë. Prania ushtarake amerikane në Okinava vazhdon ende dhe gjysma e forcave amerikane të dislokuara në Japoni ndodhen në këtë ishull.

Advertisements