Breaking News

Kaos në Stamboll: Një burrë hap zjarr në drejtim të veturave nga kulmi i një ndërtese

Në kulmin e një ndërtese në Stamboll, një burrë ka hapur zjarr në drejtim të disa veturave, kurse autoritet turke të sigurisë edhe në këto momente janë duke negociuar me të.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, në videon e shfaqur në internet, shihet një burrë duke mbajtur në dorë një pushkë, derisa zyrtarë e policisë mundohen të negociojnë me të nga tok. Sipas medieve turke, ai kishte hapur zjarr në drejtim të disa veturave, kurse rreth ndërtesës ku gjendet ai janë stacionuar forca të shumta të policisë. Ata janë duke bërë të pamundurën që ta bindin të zbret nga kulmi i ndërtesës, ndërsa motivet e këtyre të shtënave me armë ende nuk dihen.

Advertisements