Breaking News

Fjalim i koduar i Gylen për Turqinë

Në dy video-regjistrime të transmetuara nga Fetaullah Gylen, ai ka thënë se duhen ndërmarrë veprime të reja.

Agjencia Republika e Azerbajxhanit, thotë se Gylen ka përcjellë mesazhe të reja ku ai jep urdhra për nisjen e një sulmi të ri kundër qeverisë së Rexhep Taip Erdogan. Sipas ekspertëve politikë, Gylen shprehet në këtë mënyrë kur synon të kryejë sulme ndaj ndonjë personi. Qeveria turke pretendon se Gylen ka elementë të tij në sistemin gjyqësor, ushtarak, arsimor dhe organet qeveritare dhe me anë të tyre mundësoi grushtin e shtetit të 15 korrikut, gjë e cila është refuzuar dhe hedhur poshtë nga Fetaullah Gylen. Qeveria turke që prej grushtit të dështuar të shtetit e deri tani ka shkarkuar nga puna më shumë se 170 mijë persona dhe ka arrestuar shumë të tjerë.

Advertisements