Breaking News

Amerika me të tjera pretendime kundër Iranit

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të shtetit, ka pretenduar se Republika Islamike e Iranit shkel programin e veprimeve të përbashkëta të marrëveshjes bërthamore.

Heather Nauert, në formë qesharake ka pretenduar se Amerika është e angazhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe në kuadër të deklaratave armiqësore të funksionarëve amerikanë, pretendoi se qeveria e Donald Trump është zotuar të përballet me Iranin. Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit më 1 gusht ka thënë se Irani me vazhdimin e programit të tij raketor ka shkelur frymën e marrëveshjes bërthamore. Pretendimet e autoriteteve amerikane për gjoja shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit bëhen në kohën kur jo vetëm ANEA dhe KS i OKB kanë konfirmuar zbatimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, por edhe vetë funksionarët amerikane disa herë kanë konfirmuar këtë gjë. Nikky Halley, ambasadorja amerikane në OKB, ka thënë se sanksionet e reja amerikane nuk kanë lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ajo gjithashtu është munduar të paraqesë këtë marrëveshje ndërkombëtare si të parëndësishme. Ndër të tjera Halley pretendoi se Republika Islamike e Iranit duhet të përgjigjet për lëshimin e raketave, mbështetjen e terrorizmit dhe shkeljen e rezolutave të KS të OKB. Mesa duket, të tilla deklarata të autoriteteve amerikane, janë një lloj përgjigje dhe reagimi ndaj deklaratës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në sallën e parlamentit islamik të Iranit. Presidenti i RII, z. Hasan Ruhani, gjatë ceremonisë së prezantimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar në parlamentin islamik të Iranit, tha: Qeveritarët amerikanë duhet ta dinë se eksperienca e sanksioneve ka dështuar dhe kjo i detyroi qeveritë tuaja të mëparshme të ulen në tryezën e bisedimeve dhe nëse dëshironi të ktheheni në situatën e kaluar, Irani është i gatshëm që në një afat tepër të shkurtër të kthehet në kushte shumë herë më të zhvilluara sesa në kohën e nisjes së bisedimeve.

Advertisements