Breaking News

Prokurorët gjermanë fillojnë hetimin kundër spiunëve financiarë zviceranë

Katër spiunë zviceranë që thuhet se raportojnë mbi hetuesit gjermanë të taksave tani janë nën hetim zyrtar në Gjermani, thonë mediat lokale, në atë që mund të ndikojë vërtet në marrëdhëniet midis dy fqinjëve.

E përditshmja gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’, tha në një raport të hënën se hetimi i ri nga prokurorët federalë erdhi pas arrestimit pesë muaj më parë të një zvicerani, i identifikuar si Daniel M., 54 vjeç, i cili thuhet se kishte spiunuar që nga viti 2012 autoritetet gjermane për mashtrim të taksave. Nuk pati konfirmim zyrtar të raportit, i cili u hartua në bashkëpunim me transmetuesit publik NDR dhe WDR. Raporti tha se hetimi aktual ishte nisur në gusht dhe prokurorët kishin akuzuar Daniel M. për spiunazh për shërbimin e inteligjencës së Zvicrës NDB mbi inspektorët financiarë gjermanë që gjuanin evazionin e dyshuar të taksave nga shtetasit gjermanë në Zvicër. Gjermania i ndalon banorët e saj që t’i fshehin paratë e tyre në bankat zvicerane për të shmangur pagimin e taksave në shtëpi. Mediat lokale gjermane thanë se Daniel M., së bashku me tre rekrutët e paidentifikuar të NDB, ishte i ngarkuar për identifikimin e atyre inspektorëve gjermanë, të cilët kishin koordinuar blerjen e të dhënave të vjedhura të mashtruesve tatimorë gjermanë në Zvicër. Disa shtete gjermane kanë pranuar se kanë blerë CD apo USB që përmbajnë të dhëna të vjedhura për shtetasit gjermanë që hidhnin para në bankat zvicerane që nga fillimi i vitit 2006. Ky veprim ka detyruar shumë gjermanë të pasur, të fuqishëm dhe të famshëm të kërkojnë publikisht falje dhe të paguajnë taksat e gjobat. Zvicra, e cila në mënyrë rutinore krenohet me konfidencialitetin e të dhënave të saj bankare, e ka kosnideruar këtë blerje të të dhënave të vjedhura nga Gjermania. Kjo situatë e re në Gjermani mund të komplikojë më tej lidhjet me Zvicrën. Pasi Daniel M. u arrestua në prill, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, e qortoi Zvicrën për rastin “e pabesueshëm” të spiunazhit, për të cilin ai tha se mund të “rrënojë” marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Homologu zviceran i Gabriel, Didier Burkhalter, siguroi diplomatin e lartë gjerman në kohën kur mbikëqyrja e inspektorëve tatimorë gjermanë u ndal në vitin 2014.

Advertisements