Breaking News

Nis operacioni për çlirimin e qytetit Telfar në Irak

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Irakut njoftoi nisjen e operacionit për çlirimin e  qytetit Telfar pjesë e provincës Ninva në Irak.

Muhamed Khedhari, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Irakut në një intervistë dhënë agjencisë Rusia Today deklaroi: Forcat e ushtrisë irakiane kanë nisur operacionin e sulmeve kundër bastioneve të ISIS në qytetin Telfar. Forcat irakiane janë në pritje të përfundimit të operacioneve ajrore kundër pozicioneve dhe bastioneve të ISIS me qëllim që të nisin operacionin nga toka. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e qytetit Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk të Irakut dhe tha se për momentin këto forca janë duke hartuar projektin e operacioneve dhe sulmeve ushtarake kundër ISIS. Ditën e hënë Raed Shaker Xhudat, komandant i forcave të policisë së Irakut deklaroi se forcat e policisë të mbështetur nga autoblindat kanë lëvizur në drejtim të qytetit Telfar dhe kanë zënë pozicionet e tyre të luftës. Për momentin tre rajone të rëndësishme, Telfar 55 km larg në perëndim të Mosulit, Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut dhe Kaem në perëndim të provincës Anbar, mbahen të pushtuar nga terroristët e ISIS.

Advertisements