Breaking News

Iran: Nis procesi i analizimit të ligjshmërisë së ministrave të propozuar nga qeveria

Parlamenti iranian ka nisur shqyrtimin e ligjshmërisë së ministrave të propozuar nga qeveria e 12-të e kryesuar nga presidenti Hasan Ruhani.

Ditën e martë presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i parashtroi parlamentit listën me emrat e kandidatëve për postet e qeverisë së 12-iraniane. Në seancën parlamentare, presidneti iranian bëri prezantimin e ministrave të tij dhe më pas 5 deputetë kundërshtarë dhe 5 pro kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Pas fjalimit të presidentit, për deputetët do të bëhet prezantimi i ministrave të rinj, për të cilët gjithashtu do të flasin deputetët pro dhe ata kundër pasi ministrat të kenë prezantuar programet e tyre. Më 8 gusht presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një letre dërguar parlamentit kishte njoftuar për kandidatët e mundshëm për ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Advertisements