Breaking News

Analizohet rrugët e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Rusisë

Kreu i dhomës së tregtisë, industrisë, minierave dhe bujqësisë së Iranit dhe ambasadori i Rusisë në Teheran, theksuan vazhdimin e takimeve të komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Rusisë.

Golamhusein Shafai në takimin e që pati Levan Dzhagarian, tha: Rusia dhe Irani janë dy vende të mëdha me provinca të fuqishme të cilat mund të krijojnë lidhje me njëri tjetrin. Shafai, procesin e ndërtimit të linjës hekurudhore nga porti Bandar Abas për në vendet e euroazisë e ka cilësuar të ngadaltë dhe tha se shkak janë disa pengesa dhe pritjet e gjata në  vendet e tjera. Ai gjithashtu diskutoi me palën ruse për eksportimin e produkteve ruse në Irak nëpërmjet territorit të Iranit dhe shprehu gatishmërinë e Teheranit në këtë fushë. Levan Dzhagaria nga ana e tij kërkoi organizimin e vazhdueshëm të takimeve të komisionit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve dhe eliminimin e pengesave në rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ambasadori rus gjithashtu shprehu gatishmërinë e Moskës për të hequr vizat për shtetasit iranian që nga 30 gushti i këtij viti dhe kërkoi që Irani të japë një program të caktuar mbi këtë çështje.

Advertisements