Breaking News

Rusia paralajmëron mbi pasojat e një lufte Amerikë-Koreja e Veriut

Rusia ka paralajmëruar mbi pasojat e një lufte të mundshme mes Amerikës dhe Koresë së Veriut.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë: Ekziston mundësia e përdorimit të forcës ushtarake për zgjidhjen e krizës në Korenë e Veriut. Zakharova, paralajmëroi mbi pasojat e lëvizjeve ushtarake të Amerikës në afërsi të kufijve të Koresë së Veriut dhe organizimit të manovrave të përbashkëta me aleatët dhe ka thënë se kjo situatë ka shtuar akoma më shumë mundësitë e nisjes së një lufte të madhe. Vlen të theksohet se prej 6 dekadash Koreja e Veriut i injekton popullit të vet urrejtjen ndaj SHBA të cilën e quan “agresori imperialist”. Propaganda e shtetit funksionon sepse kujtimi për luftën e Koresë është ende i gjallë. Kjo edhe sepse ajo nuk ka marrë fund kurrë, pasi nuk ekziston një marrëveshje paqeje. Që prej më shumë se gjashtë dekadash, në paralelin 38 sundon vetëm një armëpushim. Megjithatë, kur presidenti i SHBA Donald Trump kërcënon tani me zjarr e furi dhe lë të kuptohet se Koresë së Veriut “do t’i ndodhin gjëra që nuk i ka konsideruar kurrë të mundura”, atëherë kjo përshtatet me historitë që tregon Pheniani, ashtu si edhe me përvojën historike.

Advertisements