Breaking News

Mesazh urimi i presidentit Ruhani për kryeministrin e ri të Pakistanit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi ka uruar z. Shahed Khakan Abasi për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të ri të Pakistanit.

Hasan Ruhani, ditën e dielë në mesazh e tij drejtuar kryeministrit të ri pakistanez shpresoi se gjatë mandatit të tij marrëdhëniet mes Iranit dhe Pakistanit do të zgjerohen akoma më shumë. Deputetët e parlamentit të Pakistanit në fillim të gushtit me shumicë votash zgjodhën z. Shahed Khakan Abasi në postin e kryeministrit i cili është edhe kryetar i partisë Muselem dega Navaz në pushtet. Gjykata e lartë e Pakistanit më 28 korrik 2017, shkarkoi Muhamed Navaz Sharif nga detyra e kryeministrit pasi është dënuar për korrupsion financiar në dosjen Panama Papers.

Advertisements