Breaking News

Guvernatori i Virxhinias godet supremacistët e bardhë: ‘Shkoni në shtëpi, turp për ju’

Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe, ka dënuar supremacistët e bardhë të dhunshëm që zbritën në Sharlotsvil, duke u thënë atyre të “shkojnë në shtëpi”.

“Unë kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil “. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Shkoni në shtëpi, nuk jeni kërkuar në këtë komunitet të madh. “Turp t’ju vije”, tha McAuliffe në një konferencë shtypi të shtunën. Supermacistët e bardhë organizuan një protestë kundër planit për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, hero i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ata hidhnin parulla të tilla si: “Jetët e të bardhëve kanë rëndësi,” si reagim ndaj organizatës “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” e cila u krijua pas disa vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga ana e policisë. Në muajin prill, qyteti Sharlotsvil votoi për ta hequr statujën, një masë që po merret nga shumë qytete amerikane kundër përmendoreve të tilla të Konfederatës që i përkasin epokës së luftës civile. Që nga ajo kohë, qyteti Sharlotsvil ka qenë në shënjestër e nacionalistëve të bardhë. Zyrtarët në qytetin e Sharlotsvi  në shtetin amerikan të Virginias kanë deklaruar gjendje emergjente para një marshimi të madh të nacionalistëve të amerikanë të bardhë. Lëvizja lejon autoritetet lokale që t’i kërkojë burimet shtesë nëse nevojitet, thotë  departamenti i policisë. Tensionet janë të larta dhe qindra njerëz pritet t’i bashkohen tubimit “Unite the Right” kundër planeve për ta hequr një statujë të gjeneralit të kondeferatës. Përleshjet e dhunshme mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe kundër protestuesve kanë lënë të paktën dy të plagosur, thonë policia. Gjendja e jashtëzakonshme po u lejon autoriteteve lokale që të kërkojnë ndihma shtesë në rast nevoje. Kjo, pasi protestuesit e ekstremit të djathtë janë të armatosur dhe të veshur me uniforma milicie dhe mbajnë flamuj të Konfederatës. Ata janë acaruar nga planet e autoriteteve për lëvizjen e statujës së gjeneralit Robert E Lee, i cili udhëhoqi forcat e Konfederatës në luftën civile amerikane të viteve 1861-65. Një grua humbi jetën ndërsa 19 persona u plagosën kur makina goditi turmën. Pasditen e djeshme, edhe një helikopter i Policisë së Virginias u përplas në një pyll në jugperëndim të qytetit, duke vrarë dy oficerë policie. Helikopteri ishte pjesë e operacionit për të monitoruar përplasjet mes njerëzve. Marshimi i mbiquajtur “Bashkoni të djathtën” ishte thirrur për të protestuar kundër planeve për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, i cili kishte luftuar për konfederatën proskllavërisë gjatë luftës civile në SHBA. Guvernatori demokrat tha se kishte folur me presidentin Trump, si dhe e kishte nxitur dy herë atë të niste veprimet për bashkimin e njerëzve dhe jo përçarjen. Ai falënderoi policinë dhe zyrtarët ligjzbatues, të cilët – siç u shpreh, – parandaluan një bilanc më të rëndë, e lavdëroi gjithashtu shërbimet e emergjencës që ndihmuan të plagosurit.

Advertisements