Breaking News

Trump diskuton me Macron për Korenë e Veriut

Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij francez Manuel Macron diskutuan mbi çështjen e Koresë së Veriut dhe theksuan përdorimin e çdo mjeti mes tyre edhe atë ushtarak për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.  Presidenti Trump tha se territori do të jetë shumë i sigurt dhe shtoi se SHBA mund të vendosë sanksione të tjera “sa  më të forta” për Korenë e Veriut. Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvilloi edhe një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping, i cili i mëshoi idesë së një zgjidhje paqësore. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dyja palët ranë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë “sjelljen e saj të shtuar provokative”. “Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se presidenti Trump, këtë e kam thënë unë”, tha Trump. Ndërkohë, apelet kundër luftës janë zgjeruar. Rusia deklaroi se shkëmbimi i kërcënimeve mes Uashingtonit dhe Penianit e ka shqetësuar shumë Moskën. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin e vendit të saj.

Advertisements