Breaking News

Shqipëria, tavolina e bixhozit amerikan me MEK

Tre senatorë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë, përveçse kanë takuar kryetarin e grupit terrorist MEK kanë takuar edhe anëtarët e këtij grupi në Tiranë.

Gazeta Hufington Post shkruan se tre senatorët e lartë Amerikës që kanë vizituar Tiranën, janë takuar me Marjam Raxhavi kryetare e grupit terrorist MEK(Monafekin) dhe kanë mirëpritur largimin e anëtarëve të këtij grupi nga kampi Liberty dhe transferimin e tyre në Shqipëri.

Senatori Roy Blunt,zv/kreu i fraksionit republikan në Senatin amerikan, ka kryesuar delegacionin amerikan në Tiranë, i ndjekur nga John Cornyn, kryetari i shumicës dhe një anëtar i Komisioneve të Gjyqësorit, Zgjedhjeve të Inteligjencës dhe Financave dhe Thom Tillis, anëtar i komisioneve të shërbimeve të Armatosura, gjyqësorit, bankave, strehimit dhe çështjeve Urbane dhe veteranëve. Grupi MEK me në krye Marjam Raxhavi në fund të takimit doli me një deklaratë ku tha se senatorët amerikanë kanë përshëndetur transferimin e sigurt dhe të suksesshëm të anëtarëve të MEK nga kampi Liberty në Shqipëri.

Senatorët amerikanë gjithashtu kanë shprehur sukseset për MEK ( që është një grup me dosje të zezë për shkak të vrasjes së qytetarëve iranianë në vitet e para të revolucionit), për atë që ata e quajtën krijimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Iran. Nga ana e saj Marjam Raxhavi ka falënderuar përpjekjet e Senatit dhe në veçanti të senatorit Blunt për transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri. Senator Blunt ishte një prej zyrtarëve të lartë amerikanë që në korrik të vitit 2014 në senatin amerikan ka akuzuar Iranin për veprimet destruktive në Iran. Senator Blunt ka pretenduar se Irani është pjesë e problemit të Bagdadit dhe të gjithë Irakut. Ai së bashku me disa senatorë të tjerë kërkoi transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku për në një vend tjetër. Senator John Mc Cain, kryetar i komitetit të forcave të armatosura në Senatin amerikan, që për shkak të sëmundjes me kancer në tru ndodhet me pushime, në prill ka vizituar Shqipërinë dhe pas takimit me krerët e grupit terrorist MEK shprehu mbështetjen për këtë grup. Takimet e senatorëve amerikanë me anëtarët e MEK, janë bërë vetëm pak pas sanksioneve të presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit. Trump ka pretenduar se sanksionet e reja janë për shkak të testimeve raketore të Iranit, mbështetjes së këtij vendi ndaj terrorizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga Teherani. Në takimet që zyrtarët e lartë amerikane kanë me grupin terrorist MEK, gjithmonë flitet për rrëzimin e shtetit në Iran. Në kohën kur disa politikanë përkrahin këtë veprimtari, disa të tjerë thonë se kjo nuk duhet bërë me mjete dhe rrugë ushtarake.

Advertisements