Breaking News

Memorandum bashkëpunimi mes Iranit dhe Irakut në fushën e sigurisë

Ministrat e brendshëm të Iranit dhe Irakut nënshkruan një marrëveshje sigurie dypalëshe për mbajtjen e ceremonisë së Arbainit.

Memorandumi u nënshkrua të dielën mes ministrit të brendshëm iranian Abdul’reza Rahmani’fazli dhe ministrit të brendshëm të Irakut Kassem al-Araxhi, njoftoi agjencia IRNA e lajmeve. Mënyra e organizimit të ceremonisë së Arbainit të imam Hoseinit(as), pelegrinazhit dhe garantimi i sigurisë së pelegrinëve, kontrollimi i kufijve të të dy vendeve janë disa nga pikat kryesore të këtij memorandumi. Mijëra pelegrinë iranianë vizitojnë qytetet e Naxhafit dhe Qerbela në Irak për pelegrinazhin e Imam Aliut(as) dhe Imam Huseinit (as), imamit të parë dhe të tretë të myslimanëve shiitë. Ministri i Brendshëm i Irakut para se të udhëtonte për në Teheran, marrëdhëniet e Bagdadit me Teheranin i konsideroi si marrëdhënie strategjike dhe tha: Përveç diskutimit mbi marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale, do të diskutohet në fushën e marrjes së masave të nevojshme për pelegrinazhin Arbain të imam Huseini(as) dhe për të kontrolluar rrugët e lëvizjes së pelegrinëve dhe garantuar sigurinë e tyre. Ministri i Brendshëm i Irakut shtoi: “ngritja e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe garantimin e sigurinë kufitare, janë tema të  bisedimeve me zyrtarët iranianë në Teheran.

Advertisements