Breaking News

Kina paralajmëron mbi pasojat e ndonjë sulmi kundër Koresë së Veriut

Një prej gazetave të varur nga shteti në Kinë, paralajmëroi se në rast të ndonjë sulmi të Amerikës kundër Koresë së Veriut, interesat e Kinës do të rrezikohen dhe ndaj kësaj do të ketë reagim të vendosur.

Gazeta Global Times shkruan se në rast se Amerika dhe Koreja e Jugut duan të rrëzojnë shtetin në Korenë e Veriut me anë të një sulmi ushtarak dhe në rast se Pheniani sulmon Amerikën me raketa, Pekini do të mbajë qëndrim neutral. Përshkallëzimi i luftës verbale të Koresë së Veriut dhe Amerikës, mund të jetë një lëvizje e llogaritur e Phenianit për të neutralizuar rezolutën e fundit 2371 të KS të OKB. Koreja e Veriut rifilloi edhe një herë kërcënimet e saj antiamerikane, në kohën kur Kina dhe Rusia votuan në favor të vendosjes së sanksioneve kundër Koresë së Veriut mirëpo me propaganda të ndryshme janë munduar që t’i tregojnë popullit koreano-verior se është Amerika ajo që synon të ushtrojë presione dhe embargo ushqimore kundër Koresë së Veriut. Për këtë arsye, Kina, e cila është kritikuar nga Peniani për qëndrimin e saj ndaj programit  raketor të Koresë së Veriut, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që t’i japin fund luftës së tyre verbale kundër njëri-tjetrit. Sa i përket qëndrimit të Pekinit ndaj programeve raketore të Koresë së Veriut, ka disa pikëpamje dhe në to përfshihet pyetja se pse Kina ka votuar pro rezolutës së Këshillit të Sigurimit 2371. Duke qenë se Pekini dhe Pheniani janë aleatë strategjikë, disa nga kritikat e Kinës ndaj Koresë së Veriut rreth testeve të vazhdueshme raketore dhe paralajmërimi i Phenianit ndaj Pekinit në këtë drejtim, përbëjnë një taktikë në mënyrë që të zvogëlohet presioni i SHBA ndaj Kinës. Kohët e fundit Uashingtoni,  ka folur për përgjegjshmërinë e Kinës rreth Koresë së Veriut dhe është munduar të përballë Pekinin me Korenë e Veriut. Qeveria e Pekinit ka kritikuar në mënyrë të përsëritur teorinë e përgjegjshmërisë të SHBA dhe është munduar të tregojë se edhe Pekini kritikon programet e raketave të Koresë së Veriut. Në këtë kuadër ka qenë edhe përgjigja pozitive e Kinës ndaj propozimit të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër Koresë së Veriut, gjë e cila kënaqi presidentin e SHBA Donald Trump. Në këtë temë, ekzistojnë disa çështje të rëndësishme. Koreja e Veriut ka deklaruar se është gati të bëjë prova për lëshimin e raketave nga nëndetëset. Josef Bermudas, ekspert i çështjeve të mbrojtjes dhe ato informative të Koresë së Veriut ka thënë se Koreja e Veriut është gati të bëjë testime raketore balistike nga nëndetëset. Lufta e fjalëve mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut është intensifikuar, pasi Pheniani deklaroi planin e tij për të lëshuar 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit. Media shtetërore e Penianit, KCNA citoi të mërkurën Gjeneralin Kim Rak Gyom, sipas të cilit, Peniani është “gati të ndërmarrë” një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-së. Kim, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa me rreze të mesme, të njohura si Hëasong-12 në drejtim të ishullit.  Sipas tij, pas kalimit mbi Japoni, raketat do të binin në ne det rreth 30 km larg Guamit, nëse plani do të aprovohet nga Kim Jong Un. Regjimi i Koresë së Veriut denoncoi paralajmërimin e Presidentit Donald Trump dhe tha se do të reagonte me zjarr e furi dhe tha se lideri amerikan po vepronte në mënyrë të paarsyeshme.

Advertisements