Breaking News

Zarif: Trump gjithmonë ka synuar shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka shkruar se presidenti amerikan gjithmonë ka synuar shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore.

Pasditen e së premtes, presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 dhe pretendoi se Irani nuk ka zbatuar këtë marrëveshje. Muhamed Xhavad Zarif, shefi i diplomacisë iraniane në mesazhin e tij në Twitter ka thënë: Donald Trump që të mos izolohet mundohet ta akuzojë Iranin si shkelës të marrëveshjes bërthamore. Kjo deklaratë tregon vullnetin e Trump për shkeljen e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje nga ana e Amerikës. Pak kohë më parë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se qeveria e re amerikane synon të pengojë Iranin nga shfrytëzimi i favoreve të krijuara nga marrëveshja bërthamore dhe ky veprim konsiderohet shkelje e përmbajtjes së marrëveshjes.

Advertisements