Breaking News

Trump vazhdon paralajmërimet për Korenë Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se deklarata e tij për Korenë Veriore se “do të përballet me zjarr dhe tërbim” nëse e kërcënon SHBA-në, nuk ka qenë “mjaftueshëm e ashpër”.

Duke biseduar me gazetarët, derisa është në pushime në Nju Xhërsi, Trump ka thënë, se derisa ai është në gjendje për të negociuar, Penjani, duhet të jetë “jashtëzakonisht i shqetësuar”, nëse tenton t’i bëjë diçka SHBA-së. “Koreja Veriore bën mirë që të vetëkontrollohet, ose do të jetë në telashe, ashtu si shumë pak vende kanë mundur të jenë ndonjëherë”, ka thënë Trump. Koreja Veriore, ka thënë se ka kompletuar planin, ashtu që gjatë mesit të muajit gusht, të jetë e gatshme për nisjen e raketave me rreze të mesme afër territorit Guam, i cili është territor i ushtrisë amerikane në Oqeanin Paqësor.

Advertisements