Breaking News

Aeroporti ndërkombëtar i Romës, aeroporti më i mirë në Evropë

Aeroporti Fiumicino në tre muajt e dytë të vitit 2017 ka qëndruar në krye të listës së aeroporteve më të mira të klasifikuar nga ACI ( këshilli ndërkombëtar i aeroporteve).

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, ACI në klasifikimin e standardeve të aeroporteve, merr në pyetje udhëtarët dhe më pas bën seleksionimin e aeroporteve më të mira në mesin e 300 aeroporteve të botës. Në bazë të këtij këshilli aeroporti i Romës në tremujorin e dytë të vitit 2017 është renditur në krye të listës si aeroporti më i mirë në Evropë. Këshilli në fjalë thotë se udhëtarët kanë preferuar më shumë aeroportin e Romës duke lënë pas aeroportet e Londrës, Madridit, Amsterdamit, Mynihut dhe Parisit. Për këtë aeroport i cili vitin e kaluar u përball me krizën e valixheve të humbuara, renditja në krye dhe klasifikimi si aeroporti më i mirë në Evropë, konsiderohet një fitore e madhe.

Advertisements