Breaking News

Zyrtari amerikan: Moszbatimi i angazhimeve nga ana e Iranit, një gënjeshtër

Zv/asistenti i sigurisë kombëtare në ish qeverinë amerikane duke reaguar ndaj deklaratave të Trump mbi moszbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit, tha se ky pretendim se Irani nuk ka zbatuar angazhimet e tij, është vetëm një gënjeshtër.

Ben-Rhodes, një zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar në ish-administratën amerikane, në një mesazh për Twitter në lidhje me pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump se angazhimet e Iranit nuk po përputhen me marrëveshjen bërthamore, tha se ky pretendim është gënjeshtër. Ai theksoi më tej se qeveria Trump ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur angazhimin e Iranit ndaj kësaj marrëveshjeje. Trump pak kohë më parë më parë në një fjalim të tij ka pretenduar se nuk mendon se Irani ka përmbushur plotësisht zotimet e tij në marrëveshjen bërthamore. Megjithatë, presidenti amerikan që nga koha kur ka ardhur në pushtet e deri më tani, ka konfirmuar dy herë angazhimin e Iranit ndaj çështjes bërthamore. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara sa herë që kanë konfirmuar zbatimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, kanë shtuar emra të rinj në listën e tyre të sanksioneve dhe kanë theksuar dëshirën e tyre për rishikimin e marrëveshjes.

Advertisements