Breaking News

Trump falënderon Rusinë për dëbimin e diplomatëve

Presidenti i SHBA, Donald Trump, të enjten ka falënderuar presidentin rus Vladimir Putin për urdhërimin ndaj Shteteve të Bashkuara për të shkurtuar stafin amerikan diplomatik në Rusi, qëndrim që ka gjasa të rindezi kritikat ndaj sjelljes Trump për shkëmbimin e dorës me Putin.

Duke thyer gati dy javë heshtje rreth vendimit të Putinit, që më 30 korrik në përgjigje të sanksioneve amerikane mori vendin për dëbimin nga Rusia të 775 amerikanëve pjesë të stafit të ambasadës së SHBA-ve dhe konsullatës amerikane, Trump tha: “Unë jam shumë mirënjohës që ai lejoi të shkurtohet një numër i madh njerëzish sepse tani kemi një listë pagash më të vogël”. Trump në përgjigje të lëvizjes së Putinit për dëbimin e diplomatëve amerikanë tha: “nuk ka asnjë arsye të vërtetë që ata të kthehen mbrapsht” dhe “do të kursejmë shumë para”. Ai gjithashtu përplaset me një zyrtar të Departamentit të Shtetit që e quan urdhrin e Moskës “një veprim të tmerrshëm dhe të pakapshëm”. Të enjten, Departamenti i Shtetit nuk bëri reagim të menjëhershëm ndaj komenteve që Trump u bëri gazetarëve gjatë pushimeve në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey. Komisionet e Kongresit dhe një këshilltar special po hetojnë rezultatet e agjencive të zbulimit të SHBA se Rusia ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të vitit 2016 duke hakuar dhe duke dhënë metoda të tjera për të ndihmuar Trumpin, të fitojë. Ata gjithashtu po shqyrtojnë një marrëveshje të mundshme midis shtabit elektoral të Trump dhe zyrtarëve rusë. Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen në zgjedhje dhe Trump mohon çdo bashkëpunim me Rusinë gjatë fushatës elektorale.

Advertisements