Breaking News

Sulmet me raketa ndaj aeroportit të Riadit dhe Abu Dhabit hapin aeroportin e Jemenit

Nipi i ish presidentit të Jemenit, ka thënë se Jemeni të vetmen rrugë për të thyer rrethimin e aeroportit të Sanas nga koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite, është sulmi me raketa ndaj aeroportit të Arabisë Saudite dhe EBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Jahja Mohamed Abdullah Saleh, nipi i Ali Abdullah Saleh, ish president i Jemenit, ka kërkuar sulmin me raketa ndaj aeroporteve të Riadit dhe Abu Dhabit. Jahja Saleh ka reaguar ndaj veprimeve të Arabisë Saudite që po mban të bllokuar aeroportin e Sanas. Jahja në një intervistë me kanalin televiziv irakian Alanxha, ka thënë se bllokimi i aeroportit të Sanas është një krim dhe një trup për bashkësinë ndërkombëtare posaçërisht OKB, e cila po dëshmon se është bashkëpunëtore e Arabisë Saudite dhe e EBA.

Advertisements