Breaking News

Skllavëria moderne në të gjitha qytetet e Anglisë

Në të gjitha qytetet e Anglisë skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë më shumë të përhapura sesa mendonim më parë, ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

NCA në bashkëpunim me organizatën që aktualisht ndihmon 300 operacione të drejtpërdrejta të policisë tha se, në “çdo qytet dhe qytet të madh në vend”, kryhet skllavëria moderne.  Rastet përfshijnë viktima të dyshuara si të rinj 12-vjeçar që u shiten familjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga Evropa dhe NCA ka nisur një fushatë reklamuese për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat e skllavërisë moderne në jetën e përditshme. Nacionalitetet më të zakonshme të viktimave të skllavërisë moderne në Britaninë e Madhe janë njerëz nga Evropa Lindore, Vietnami dhe Nigeria. Will Kerr, drejtor i NCA, tha: “Sa më shumë që ne shikojmë për skllavërinë moderne, aq më shumë gjejmë dëshmi të abuzimit me këtë shtresë njerëzish. “Numri në rritje i provave që ne po mbledhim arrin në një shkallë  shumë më të lartë se çdokush e mendonte më parë. Kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në asnjë mënyrë, metodë ose formë”. Z. Kerr tha se ka ” arsye shumë të ndryshme” për njerëzit e trafikuar në Britaninë e Madhe që të punojnë ilegalisht dhe kundër vullnetit të tyre. Shembujt përfshijnë ata që punojnë në larje të makinave dhe në industri si ndërtimi, bujqësia dhe përpunimi i ushqimit. Ata shpesh marrin paga shumë të vogla dhe janë të detyruar të përballojnë kushte të këqija jetese. Të tjerët që shiten në skllavërinë moderne mund të mbahen nëpër klube nate, ku punonjësit e seksit premtojnë për një jetë më të mirë për që njerëzit i lënë pa para, ndërsa disa të tjerë mund të punojnë në fabrikat e kanabisit.

Advertisements