Breaking News

ISIS kërcënon përsëri Republikën Islamike të Iranit

Grupi terrorist ISIS që po kalon sekondat e fundit të tij në Siri dhe në Irak, me publikimin e një videoje, ka kërcënuar me kryerjen e akteve të tjera terroriste kundër Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia Mehr News e lajmeve njoftoi se ISIS me anë të kësaj videoje u bëri thirrje elementëve të tij për të kryer operacione terroriste kundër Republikës Islamike të Iranit, nëse ata nuk mund të bashkohen me këtë grup terrorist në Siri dhe Irak. Video gjithashtu paraqiti imazhet e sulmeve të fundit terroriste nga elementët e ISIS në parlamentin islamik të Iranit dhe në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) në Teheran. Sulmet e anëtarëve të grupit terrorist ISIS në parlamentin Islamik të Iranit dhe mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) në Teheran, lanë 18 iranianë dëshmorë dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur. Pas këtij krimi brutal të ISIS, forca e Garda Revolucionare të Iranit (Sepah) vuri në dukje se do të hakmerret ndaj këtij akti të ISIS. Garda Revolucionare në përgjigje ndaj krimeve të ISIS, më 18 qershor, goditi, selinë komanduese dhe qendrat e grumbullimit, mbështetjes dhe prodhimit të autobombave të terroristëve të ISIS në zonën Deirul Zur, në lindje të Sirisë. Raketat goditën objektivat e synuara duke kaluar hapësirën ajrore të Irakut dhe duke përshkruar distancën 650 kilometra.

Advertisements