Breaking News

Gutters i shqetësuar nga toni i ashpër mes Amerikës dhe Koresë së Veriut

Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB është shprehur i shqetësuar nga toni i ashpër i përdorur nga autoritetet e Uashingtonit dhe Phenianit.

Të shtunën e kaluar, KS i OKB i ndikuar nga presionet e Amerikës ka miratuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Duke reaguar ndaj deklaratave dhe paralajmërimeve të Donald Trump, Koreja e Veriut ka deklaruar se është duke analizuar një sulm me raketa në një zonë pranë bazës ushtarake amerikane në ishullin Guam. Më herët presidenti amerikan Donald Trump përmes një deklarate të tij ka kërcënuar  përsëri Korenë e Veriut. Këtë herë, presidenti amerikan, nuk ka mundur të përmbahet, duke tejkaluar çdo parashikim, pas testeve bërthamore të Koresë së Veriut, që Amerika, i ka interpretuar si presion e kërcënim. “Koreja e Veriut nuk mund te kërcënojë me SHBA-në, ata do të përballen me zjarr e tërbim që bota nuk ka pasur mundësi t’i shohë kurrë më parë. Sinqerisht ,ata do te përballen me zjarr , tërbim e fuqi.” Vetëm 24 orë më parë, Koreja e Veriut, iu kundërpërgjigj ashpër, asaj që e cilësoi komplot i urryer i SHBA-se për të izoluar Phenanin. Autoritetet e shtetit korean, premtuan se hakmarrja e tyre do te ishte 1.000 here me e madhe. Në një komunikate për shtyp, Koreja e Veriut theksoi se masat e Kombeve te Bashkuara nuk do ta detyrojnë vendin të bëjë lëshime mbi programin e tij bërthamor. Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm në gadishullin korean gjate muajve të fundit, pas testeve te vazhdueshme bërthamore.

Advertisements