Breaking News

Evropianët vazhdojnë të kundërshtojnë sanksionet e reja të Amerikës kundër Rusisë

Sigmar Gabriel, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë në një deklaratë të fundit mbi sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, tha se “masat kufizuese të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë mund të krijojnë probleme për vendet perëndimore lidhur me krizën ukrainase”.

Vendimi i Kongresit të SHBA dhe nënshkrimi i ligjit nga Presidenti i SHBA Donald Trump për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, Republikës Islamike të Iranit dhe Koresë së Veriut ka çuar në reagimin e qeverive evropiane. Ky reagim ka qenë shumë intensiv edhe në Rusi. Në sanksionet e reja kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara i kanë tejkaluar sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe disa kompanive dhe kanë shënjestruar industrinë ruse të naftës dhe gazit. Në të njëjtën kohë, 18 vende evropiane sigurojnë pjesë ose 100% të energjisë së tyre nga Rusia. Ndërkohë, Gjermania është një nga vendet që furnizon një pjesë të madhe të furnizimeve të saj me gaz nga Rusia. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e reja të planifikuara prej saj ndaj Rusisë. Uashingtoni, tha kreu i diplomacisë gjermane, ndjek interesa vetjake ekonomike dhe e dëmton Evropën. Është për të ardhur keq, që Shtetet e Bashkuara nuk u koordinuan me evropianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, thuhet në reagimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë. Ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione shtesë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve evropianë, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji. Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i SHBA-ve përfshin interesin e vërtetë të amerikanëve, shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu evropian”, shtoi Gabriel. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane Martin Schaefer tha se sanksionet nuk do të pranoheshin nga Gjermania nëse këto sanksione ndikojnë tek biznesmenët gjermanë që merren me Rusinë. Sekretari ekonomik gjerman Brigitte Zipless gjithashtu tha se kërcënimi i SHBA për të ndëshkuar bizneset nën të ashtuquajturat sanksione transatlantike është e papranueshme. Natyrisht, këto nuk janë të vetmit vetëm elementë që janë vuajtur nga sanksionet kundër Rusisë. Razariou Alessandro, kryetar i Dhomës Tregtare Italo-Ruse, tha se nga sanksionet trevjeçare të Rusisë, shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Itali kanë pësuar humbje të mëdha. Zyrtari italian shtoi: “Shuma më e madhe e dëmit është në fushën e eksporteve bujqësore, e cila sot kushton më shumë se 11-12 miliardë euro për kompanitë italiane, duke eliminuar më shumë se 200,000 vende pune në vend. Një numër i vendeve të tjera evropiane janë partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë, të cilët duke vendosur sanksione kundër Rusisë, po mundohen të ushtrojnë presion mbi Rusinë me qëllim zbatimin e armëpushimit në Ukrainën lindore. Evropa mundohet të ushtrojë presion mbi Rusinë, por Amerika, përtej këtij qëllimi, ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë të cilat janë kundër qëllimeve të BE-së dhe Gjermanisë, të cilët po i imponojnë Rusisë sanksione të kufizuara. Këto dallime janë strategjike dhe kanë sfiduar politikat makroekonomike dhe të jashtme të Gjermanisë. Për këtë arsye, Gjermania nuk ka ndërmend të pranojnë sanksione të reja amerikane kundër Rusisë. Senati amerikan votoi të për sanksione të reja mbi sektorët kyç të ekonomisë ruse dhe individë atje, për shkak të ndërhyrjes së supozuar të saj në presidencialet amerikane të vitit 2016, si dhe agresionin në Siri e Ukrainë, sanksione që tashmë janë firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Advertisements