Breaking News

Turqia pohon dërgimin e armatimeve nga Amerika për grupet në veri të Sirisë

Agjencia Anatoli e lajmeve në Turqi njoftoi për ndihmat me armatime të Amerikës për partinë Unioni Demokratik Sirian dhe kurdët në veri të Sirisë.

Sipas kësaj agjencie, 112 kamionë me armatime amerikane u janë dërguar grupeve kurde në Raka në veri të Sirisë. Automjete të tipit Hammer, cisterna furnizuese, autoblinda dhe pajisje të tjera ushtarake amerikane, janë dërguar për kurdët në veriut të Sirisë dhe partinë Unioni Demokratik. Deri më tani më shumë se 900 kamionë me pajisje ushtarake amerikane u janë dërguar në zonat e kontrolluara nga grupet kurde në Siri. Shumë ekspertë besojnë se Turqia dhe Amerika kundrejt çështjes së terrorizmit ndjekin politika të dyanshme dhe që të dy këto vende me ndihmat e tyre financiare dhe armatime për grupet terroriste janë bërë shkak për vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm në Siri. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia me qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad.

Advertisements