Breaking News

Trump: Zjarr dhe tërbim, për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar menjëherë pas raportit të publikuar nga “Uashington Post”, duke kërcënuar se Koreja e Veriut “do të përballet me zjarr dhe tërbim” nëse guxon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara.

Raporti i “Uashington Post”, duke cituar zyrtarë amerikanë të inteligjencës, njoftonte se Peniani ka prodhuar tashmë një kokë të vogël bërthamore, mjaftueshëm sa për t’u futur në raketat balistike ndërkontinentale që zotëron vendi i izoluar komunist. Kjo do të thotë se Koreja e Veriut po zhvillon armë bërthamore të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara, shumë më shpejt nga sa pritej. Kombet e Bashkuara miratuan së fundi sanksione më të ashpra ekonomike kundër vendit në fjalë. Këshilli i Sigurimit ra dakord me vota unanime të ndalonte eksportet koreano-veriore dhe të kufizonte investimet, duke shkaktuar irritim nga Koreja e Veriut si dhe një angazhim se “do ta bëjë Amerikën të paguajë çmimin”.

Advertisements