Breaking News

Takhtrevançi: Irani ka plotësuar zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore

Zv/minsitri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se raportet e ndryshme të ANEA dëshmojnë për faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Maxhid Takhtrevançi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë dhënë agjencisë informative Iran Press, deklaroi: Evropianët dhe vendet e tjera ndikuese në arritjen e marrëveshjes bërthamore, njëzëri janë të mendimit se Irani ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe vetëm Amerika dhe disa vende të caktuara kanë bërë sabotime në këtë fushë. Takhtrevançi pasi vuri në dukje sabotimet e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore shtoi: Shumë personalitete dhe vende të botës, qartazi kanë pohuar sabotimet e Amerikës në zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sekretari për çështjet evropiane dhe amerikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit pasi vuri në dukje se Teherani nuk do të jetë iniciator i shkeljes së marrëveshjes bërthamore, gjë e cila është theksuar disa herë nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi se në rast se Amerika shkel marrëveshjen bërthamore, Irani do të japë përgjigjen e duhur. Gjatë takimit të komisionit të përbashkët të veprimit, takim që u mbajt në Vjenë, Irani ka protestuar ndaj sabotimeve të bëra nga ana e Amerikës, tha z. Takhtrevançi i cili shtoi: Në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore, bota edhe një herë do të vë re shkeljen e ligjit dhe sabotimet e Amerikës. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016.

Advertisements