Breaking News

Financial Times pohon ndërhyrjen e Anglisë në grushtin e shtetit të 14 gushtit 1953

Dokumente të reja të Departamentit Amerikan të Shtetit, flasin për rolin e Anglisë në grushtin e shtetit të 14 gushtit 1953 në Iran.

Gazeta Financial Times duke u bazuar në këto dokumente të klasifikuara, ka zbuluar rolin e Anglisë në thurjen e grushtit të shtetit kundër qeverisë iraniane të vitit 1953. Sipas këtyre dokumenteve qeveria angleze vartësve të tyre u ka kërkuar të rrëzojnë lëvizjen kombëtare për industrializimin e naftës me anë të një grushti shteti kundër qeverisë iraniane të kryeministrit Musadek. Arkiva e sigurisë kombëtare në Amerikë, ka nxjerrë dokumente ku flitet mbi rolin e Amerikës dhe Anglisë në rrëzimin e kryeministrit Musadek dhe rikthimin e Shahut në pushtet në Iran.

Advertisements