Breaking News

Shkencëtarët bërthamorë kanë kërkuar nga vendet evropiane shpëtimin e marrëveshjes bërthamore

Organi i quajtur “Buletini i Shkencëtarëve Atomik” ka kërkuar nga BE që të përpiqet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1.

Buletini i shkencëtarëve atomike me qendër në Amerikë ditën e hënë ka thënë: Evropianët me krijimin e një rrjeti të sigurt financiar me Iranin, mund të inkurajojnë Iranin dhe kjo është përgjigje ndaj ashpërsisë dhe ekstremizmit të Uashingtonit dhe në këtë mënyrë Uashingtoni e kupton se i vetëm nuk mund të ushtroje presione ndaj sistemit financiar botëror dhe të dobësojë marrëveshjen bërthamore. Edhe pse Trump mendon se mund të shkelë marrëveshjen bërthamore, mirëpo kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë dhe më efikase për Amerikën dhe për Evropën për karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Evropa duhet të ketë pozitën dhe influencën e saj për të dhënë garanci në zbatimin e marrëveshjen dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Buletini i shkencëtarëve atomike në Amerikë gjithashtu ka thënë se Trump duhet të heqë dorë nga kundërshtimi i marrëveshjes bërthamore pasi çdo përpjekje apo veprim i tij kundër marrëveshjes do të shkaktojë dobësimin e pozitës ndërkombëtare të Amerikës.

Advertisements