Breaking News

Një i vrarë dhe tre të plagosur në jug të Francës

Nga të shtënat me armë në qytetin Tolouse në jug të Francës, një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.

Një burim i policisë franceze ka njoftuar se këto të shtëna kanë ndodhur në natën e së dielës, nga të cilat një burrë i moshës 30 vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur. Ndërkaq sot, një person është arrestuar në Paris pasi kishte tentuar të hynte me forcë në kullën Eiffel, duke kërcënuar me një thikë. “Ai u arrestua menjëherë dhe askush nuk u lëndua”, tha kompania që menaxhon monumentin. Franca ka qenë në gjendje të lartë emergjence që nga sulmet e nëntorit 2015 në kryeqytet që i morën jetën 130 personave.

Advertisements