Breaking News

Nancy Pelosy analizon 200-ditëshin e Donald Trump

Kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka analizuar 200-ditëshin e punës së Donald Turmp në postin e presidentit amerikan.

Ajo veprimtarinë e kreut të Shtëpisë së bardhë e ka cilësuar të dështuar, thuhet në një njoftim të Associated Press. Nancy Pelosy deklaroi se rezultati i punës së presidentit nuk është gjë tjetër veçse dështim në zbatimin e zotimeve të tij. Trump është munduar t’i imponojë popullit amerikan një mur kufitar plot shpenzime, të pa efektshëm dhe jo etik, tha në fjalën e saj Nancy Pelosy. Ndërkohë kaosi në Shtëpinë e Bardhë, sipas The Neë York Times, përfshi edhe hetimet mbi një marrëveshje të fshehtë mes fushatës Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, kanë nxitur disa republikanë të marrin hapa “të padëgjuara më parë në faza kaq të hershme të një administrate të re”. Por zv/presidenti Pence e ka konsideruar lajmi për zgjedhjen e tij si presidnet i ardhshëm, si një përpjekje për të përçarë administratën. Edhe këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay e ka konsideruar këtë histori si një trillim. Sidoqoftë, një zëdhënëse e të përditshmes Times e ka mbështetur artikullin si aktual dhe është shprehur se historia do të flasë vetë.

Advertisements