Breaking News

Gjermania vazhdon armatosjen e Turqisë, nuk e ndërprenë shitjen e armëve

Qeveria e Gjermanisë ka mohuar disa raporte të cilët kishin thënë se Berlini do të ndalojë eksportet e armëve në Turqi për shkak të tensioneve të fundit midis këtyre dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar gazetën gjermane Tags Zeitung, duke mohuar raportet e disa mediave mbi ndalimin e eksporteve të armëve gjermane në Turqi, qeveria gjermane ka thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë. Në këtë mënyrë, qeveria gjermane do të vazhdojë të eksportojë armë në Turqi. Kohë më parë, qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka vendosur t’i tërheq ushtarët e vet dhe aeroplanët vëzhgues nga baza ajrore Inxhirlik në Turqi, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy qeverive. Ankaraja nuk ka lejuar që ligjvënësit gjermanë ta vizitojnë këtë bazë. Trupat gjermane dhe aeroplanët, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër grupit ekstremist ISIS, do të vendosen në Jordani.

Advertisements