Breaking News

Erdogan akuzon rëndë Gjermaninë për përkrahje të terrorizmit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duke folur për refuzimin e kërkesave të Ankarasë nga ana e Berlinit për ekstradimin e opozitarëve politikë, ka akuzuar qeverinë gjermane për mbështetje të terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, qeveria e të cilët në muajt e fundit nuk ka raporte të mira me Gjermaninë, ka akuzuar këtë të fundit për mbështetje të terrorizmit. Tensionet në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë u rritën pas grusht shtetit të dështuar të vitit të kaluar në Turqi, ndërsa Gjermania së bashku me disa shtete tjera evropian, ka kritikuar sjelljet e qeverisë turke me ushtarët e akuzuar për përfshirje në grusht shtetin e dështuar. Qindra diplomatë dhe ushtarakë turq kërkuan azil në Gjermani dhe kjo gjë u bë shkak për rritjen e tensioneve midis këtyre dy vendeve. Sot Erdogan ka kritikuar Gjermaninë për mosgatishmërinë e ekstradimit të këtyre njerëzve në Turqi, duke e akuzuar për përkrahje të terrorizmit. Kohë më parë, Gjermania kishte ndaluar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan t’u adresohet turqve në Gjermani gjatë samitit të G20-s.

Advertisements