Breaking News

Pasojat negative të sanksioneve kundër Iranit në aktivitetin e kompanive amerikane

Sanksionet anti-iraniane të Kongresit dhe qeverisë amerikanë, kanë privuar kompanitë amerikane që të përfitojnë ekonomikisht nga interesat ekonomike të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Sipas kanalit televiziv Rusia Today, ish-senatori amerikan Ron Powell tha se tensionet e Shtëpisë së Bardhë janë në dëm të presidentit Donald Trump dhe Partisë Republikane. Kjo është në kohën kur kompanitë franceze dhe italiane janë futur thellë në tregjet e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara i kanë privuar kompanitë e veta nga kjo mundësi e përshtatshme, duke imponuar sanksione ekonomike kundër Iranit. Departamenti i Thesarit i SHBA vendosi sanksione ndaj kompanive iraniane në korrik të 2017-ës. Teherani ka njoftuar se sanksionet e fundit janë shkelje e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements