Breaking News

Irani dhe Turqia krijojnë një komitet të përbashkët për të plotësuar nevojat e Katarit

Ministri i informacionit dhe teknologjisë kompjuterike në Iran i cili mban edhe kryesinë e komisionit të përbashkët ekonomik të Iranit dhe Turqisë, njoftoi krijimin e një komiteti të përbashkët për të plotësuar nevojat e Katarit me mallra.

Mahmud Vaezi, është takuar me Nihat Zipakci ministër i ekonomisë së Turqisë dhe me sheik Ahmed Bin Xhasem Al Thani ministër i ekonomisë së Katarit. Komiteti do të eliminojë pengesat dhe problemet ekzistuese dhe do të lehtësojë procesin e  dërgimit të mallrave nga Irani për në Katar. Të tre vendet në këtë takim diskutuan mbi çështjen e sanksioneve dhe ranë dakord për mënyrën e bashkëpunimit për të dërgimin e mallrave në Katar. Vaezi, dërgimin e mallrave nga Irani në Katar e cilësoi përgjegjësi fetare dhe islamike të popullit iranian dhe tha se duke pasur parasysh problemet aktuale që po has Katari, Irani ka marrë vendim të dërgojë mallrat e nevojshme për popullin e këtij vendi. Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti prej dy muajsh kanë vendosur sanksione kundër Katarit duke e akuzuar këtë vend për mbështetjen e terrorizmit.

Advertisements