Breaking News

Trump thotë se akuzat për marrëveshjet me Rusinë “totalisht të fabrikuara”

Në një fjalim sfidues të mbajtur në orët e vona të së premtes në Virxhinian perëndimore, presidenti amerikan Donald Trump i quajti “krejtësisht të trilluara” pretendimet për lidhjet e fushatës së tij me Rusinë.

Para mbështetësve në Huntington numri një i Uashingtonit tha se sajimi i historive të tilla i bën kundërshtarët të ndihen më mirë pas humbjes në zgjedhjet e vitit të kaluar.  “Historia e Rusisë është një trillim i pastër. Është vetëm një pretekst për humbësit më të mëdhenj në historinë e politikes amerikane. Ajo që duhet të bëjnë prokurorët është të hetojnë çështjen e 33 mijë emaileve të fshira nga Hillary Clinton”, deklaroi ai. Deklaratat e tij erdhën pak orë pasi gazeta  “The Ëall Street Journal” njoftoi se prokurori i posaçëm Rober Mueller ka organizuar ngritjen e një jurie të madhe, duke zgjeruar dukshëm hetimet e tij lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.  Media amerikane sugjeron se ky është hapi i parë drejt ngritjes së akuzave të mundshme kriminale. Sipas agjencisë se lajmeve Reuters, juria është thirrur lidhur me takimin e zhvilluar ne qershor te 2016-tës mes presidentit Donald Trump dhe një avokateje ruse. Analistë të cituar nga zëri i Amerikës theksuan seriozitetin e hapit të ndermarrë nga Mueller. Sipas Anthony Clark, profesor në Universitetin e Georgetoën, nëse prokurori ka ngritur një juri te madhe, kjo mund të sinjalizojë se ai ka prova të rëndësishme që mund të tregojnë se është kryer një vepër penale. Televizioni CNN njoftoi të enjten se hetimi i Mueller është zgjeruar duke përfshirë ekzaminimin e “shkeljeve të mundshme financiare nga ana e Trumpit apo bashkëpunëtorëve të tij. Për Trumpin kjo nënkupton shkeljen e vijës se kuqe, siç është shprehur më herët në një intervistë. Presidenti amerikan Donald Trump fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë, pas miratimit të sanksioneve kundër Moskës. Më herët, edhe Kremlini deklaroi se ndëshkimet do të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet me dy vendeve. “Marrëdhëniet tona janë në pikën më të ulët dhe më të rrezikshme”, shkruajti në rrejtin social “Tëitter” numri një i Uashingtonit, duke harruar Luftën e Ftohtë apo krizën e raketave në Kubë. “Për këtë situatë mund të falënderoni Kongresin, – vijon më tej ai. – Të njëjtët njerëz që nuk arritën të miranonin ligjin për Kujdesin Shëndetësor”, u shpreh Trump, duke iu referuar faktit që javën e kaluar Senati nuk votoi për ndryshimin e reformës së njohur si “Obamacare”. Kongresi votoi me shumicë dërrmuese pro sanksioneve të reja kundër Moskës, lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. I përballur me rrezikun që vetoja e tij ndaj masës legjislative të hidhej poshtë nga mbështetja bindëse që siguruan sanksionet në Kongres, presidenti u detyrua ta firmosë të mërkurën, pavarësisht se e konsideronte atë me shumë probleme. Edhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se sanksionet  e vendosura nga Shtetet e Bashkuara janë kambanat e një lufte tregtare me Moskën. Sipas tij, masat e nënshkruara nga presidenti Donald Trump dëshmojnë paaftësinë e plotë të presidentit amerikan, që sipas tij është poshtëruar nga Kongresi.

Advertisements