Breaking News

Futen 100 delegacione të huaja për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Ruhani

Me ardhjen e 30 delegacioneve të tjera të autoriteteve, personaliteteve dhe përfaqësuesve të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në Iran, Teherani nga e premtja deri të shtunën në mëngjes ka pritur mbi 100 delegacione pjesëmarrëse në ceremonisë e dymbëdhjetë të betimit presidentit iranian.

Vlen të theksohet se me votën e popullit lideri suprem i revolucionit islamik dje, dekretoi z. Hasan Ruhani në postin e presidentit të vendit. Lideri suprem vuri në dukje se pjesëmarrja e gjerë në votime dhe vota e popullit, është tregues i forcimit të shtetit në Iran dhe theksoi zbatimin e programeve të ekonomisë rezistente. Ajetollah Khamenei në fjalën e tij tha se vëmendja duhet përqendruar në vendosjen e drejtësisë dhe në mbështetje të personave në nevojë, zbatimin e udhëzimeve dhe mësimeve islame, forcimin e unitetit dhe dinjitetit kombëtar dhe përkushtimin në potencialet e larta të vendit për të ngritur sa më lart vlerat dhe parimet e revolucionit islamik. Në ceremoninë e dekretimit ka mbajtur fjalim edhe ministri i brendshëm i RII i cili dha një raport mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale. Në bazë të nenit 110 të kushtetutës së RII, pas votimeve për president, Lideri Suprem duhet të bëjë dekretimin e presidentit i cili qëndron në pushtet për një periudhë 4 vjeçare. Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12 presidenciale që u mbajtën më 19 maj fitoi me 23 milion vota.

Advertisements