Breaking News

Zbulohen bisedat private të presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump detyroi presidentin meksikan Enrique Peña Nieto të zbuste qëndrimet e tij publike në lidhje me pagesat për ndërtimin e murit kundër emigrantëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Madje, Trump i ka kërkuar atij që të thoshte në shtyp se do të “punonte për murin” dhe ka kërcënuar me ndërprerjen e komunikimit me Meksikën nëse kërkesat e tij nuk përmbushen. Kërcënimet kanë dalë nga transkriptet e publikuara nga “Uashington Post” që po krijojnë jo pak “tërmet” në Shtëpinë e Bardhë. “Nëse ju do të thoni se Meksika nuk do të paguajë për murin, atëherë unë nuk dua të takohem më me ju, sepse nuk mund të jetoj me këtë”, tha Trump në një telefonatë në janar, sipas Ëashington Post. Peña Nieto tha se Meksika nuk do të paguante për murin: “Pozicioni im ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë shumë i fortë duke thënë se Meksika nuk mund të paguajë për atë mur”. “Por ju nuk mund ta thoni këtë në shtyp,” u përgjigj Trump. “Nuk mund ta them këtë për shtypin, sepse nuk mund të negocioj në ato rrethana”. Trump gjithashtu e quajti premtimin e tij se Meksika do të paguante për murin kufitar “bindje politike” për të dy presidentët. Trump gjithashtu e quan diskutimin e tyre për murin “gjëja më e rëndësishme për të cilën po flasim”, por thotë se mund të ketë rëndësi më “politikisht” dhe “psikologjikisht”. Gjithashtu, gazeta ka publikuar transkriptet e thirrjes së tij të parë me Kryeministrin australian Malcolm Turnbull. Në një thirrje të ashpër, Presidenti Trump i thotë atij se ishte biseda “më e keqe” që ai kishte atë ditë dhe ajo me presidentin rus Vladimir Putin ishte më e këndshme.

Advertisements