Breaking News

Shtohen mosmarrëveshjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit

Mosmarrëveshjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit janë shtuar për shkak të Rusisë dhe Iranit.

Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit për herë të parë ka folur për dosjet e politikave të huaja. Fjalimi Tillerson lidhur me Rusinë tregojnë se qëndrimet e tij me Rusinë ndryshojnë nga ato të presidentit Donald Trump. Çështja më kryesore e mosmarrëveshje Tillerson-Trump është çështja e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Trump kërkon të gjejë mangësi me qëllim që të anulojë marrëveshjen në fjalë, ndërkohë që Tillerson thekson zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Mosmarrëveshjet mes palëve nuk vihen re vetëm në mënyrën e shprehjes së tyre por edhe në dosje të rëndësishme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe dorëzimin e tyre në përgjegjësi të Shtëpisë së Bardhë siç është rishikimi i dosjes bërthamore të Iranit. Vlen të theksohet se javën e kaluar Kongresi amerikan në kuadër të politikave kundër Teheranit dhe Moskës ka miratuar sanksione të cilat janë kthyer në ligj me firmën e presidentit Donald Trump.

Advertisements