Breaking News

Sanksionet amerikane nuk ndryshojnë politikat e Rusisë

Vasili Nebenzia, përfaqësues i Rusisë në OKB duke reaguar ndaj nënshkrimit të planit të sanksioneve amerikane kundër Rusisë nga ana e presidentit Donald Trump, tha se politikat e Rusisë nuk do të ndryshojnë.

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar, duke e kthyer në ligj, propozimin për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Shtëpia e Bardhë e kishte lënë të kuptohet se Trump do ta nënshkruante projektligjin, pasi ai kaloi në të dyja dhomat e Kongresit amerikan. Por të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se ai dhe presidenti nuk janë “shumë të lumtur” rreth atij projektligji, tashmë ligj. Rusia mohon të ketë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, sikurse edhe Trump ka mohuar të ketë bashkëpunuar me Rusinë. Ligji, i nënshkruar tashmë privatisht në Shtëpinë e Bardhë, vendos gjithashtu sanksione edhe ndaj Iranit e Koresë së Veriut. Rusia u hakmor menjëherë duke urdhëruar shkurtimin e stafit diplomatik amerikan, pasi paketa e sanksioneve financiare kaloi nga një grup ligjvënësish të të dyja krahëve. Sanksionet e miratuara nga Kongresi vijnë disa muaj pasi presidenti Barack Obama përjashtoi 35 diplomatë rusë.

Advertisements