Breaking News

Sulmohet konsullata kineze në Amerikë

Në vazhdën e dhunës së armatosur në Amerikë, në Los Anxhelos është sulmuar konsullata e Kinës.

Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, sulmi është kryer nga një shtetas kinez, edhe pse nga ky sulm askush nuk ka pësuar dëme fizike. Agresori më pas ka kryer vetëvrasje. Që nga nisja e vitit 2016 e deri tani, më shumë se 50 mijë raste të përdorimit dhe të të shtënave me armë zjarri janë regjistruar në Amerikë, ku kanë humbur jetën 12,800 persona dhe rreth 26 mijë të tjerë janë plagosur. Amerika është vendi ku popullata ka numrin më të madh të armëve dhe sipas statistikave në çdo 100 persona 90 prej tyre mbartin armë me vete. Përdorimi i gjerë i armëve në Amerikë, është për shkak të lobit të fuqishëm të armatimit në Kongres dhe deri më sot asnjë prej partive kryesore amerikane nuk ka mundur të kontrollojë këtë çështje.

Advertisements