Breaking News

Abdulahian: Irani mbështet rrugëzgjidhjet e përshtatshme për krizat e rajonit

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se Irani vlerëson dhe falënderon rolin e Hezbullahut të Libanit, rezistencës dhe të martirëve të rezistencës dhe mbrojtësve të heramit në garantimin e sigurisë së rajonit.

Husein Amir Abdulahian në takimin që pati me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut, pasi e uroi atë për afrimin e përvjetorit të fitores së Libanit në luftën 33ditore kundër regjimit sionist në vitin 2006, tha: Irani përveç ndihmave konkrete në luftën kundër terrorizmit, mbështet rrugëzgjidhjet reale dhe të përshtatshme politike në ndihmë të zgjidhjes së krizave të rajonit mes tyre krizës në Siri, Jemen, Bahrejn dhe vende të tjera.  Nga ana e tij Sejed Hasan Nasrullah, në këtë takim foli mbi rolin e rëndësishëm të Iranit në luftën kundër armiqve të rajonit dhe të botës islame dhe tha se sot çështja e rezistencës në Palestinë, Siri dhe Liban ka lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe stabilitetin e të gjitha vendeve të rajonit. Nasrullah, përpjekjet për kryerjen e një ndarje të re gjeografike të rajonit dhe të botës islame, i konsideroi pjesë e një komploti të rrezikshëm të armiqve dhe shtoi se sionistët kanë përdorur të gjitha rrugët e mundshme për të normalizuar marrëdhëniet e tyre me disa vende të rajonit dhe të botës arabe, me qëllim që të realizojnë planin për ndarjen e këtyre vendeve. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu tha se krimet e fundit të regjimit sionist në xhaminë Al Aksa dhe në Kods janë pjesë e planit të kompromisit për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin dhe reagimin e përgjithshëm të palestinezëve në mbrojtje të xhamisë Al Aksa e quajti dështim të këtij plani.

Advertisements