Breaking News

Luftanija turke arrin në Katar

Ministria e mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se një luftanije turke ka arritur në portin Hamed në Doha, për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta detare midis dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e mbrojtjes e Katarit sot (e hënë), ka njoftuar se luftanija turke TCG GOKOVA ka arritur në portin Hamed dhe do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta detare që do të mbahet nga Katari dhe Turqia. Khaled ben Mohamed Al Atie, ministër i mbrojtjes i Katarit, sot po ashtu ka njoftuar se aeroplanmbajtëse amerikane USS Nimitz e vendosur në ujërat e Gjirit Persik ka kryer një vizitë në kuadër të operacioneve të bashkëpunimit bilateral ushtarak në luftën kundër terrorizmit.

Advertisements