Breaking News

Trump i zhgënjyer nga Kina për mosreagimin ndaj Koresë së Veriut

Për Presidentin amerikan Donald Trump, Koreja e Veriut nuk do t’a kishte kryer testin e dytë të një rakete balistike ndërkontinentale nëse Peniani do të kishte patur presionin e Kinës.

Lideri i Uashingtonit ka shprehur së fundmi zhgënjim në lidhje me Pekinin, duke deklaruar se liderët budallenj amerikanë i kanë lejuar kompanitë kineze të bëjnë miliarda dollarë nëpërmjet tregtisë, ndërkohë që Kina sipas tij, nuk ka lëvizur as gishtin për të ndihmuar ShBA-në në raport me Korenë e Veriut. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur zhgënjim në lidhje me Kinën sa i përket mungesës së reagimit ndaj testimeve të njëpasnjëshme të Koresë së Veriut të raketave balistike të rrezeve të ndryshme. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social twitter, Trump shkroi se liderët paraardhës, të cilët i quan budallenj, e kanë lejuar Kinën që të bëjë miliarda dollarë nëpërmjet tregtisë, ndërkohë që Pekini sipas tij nuk bën asgjë në favor të Uashingtonit përveçse fjalëve.

Advertisements