Breaking News

Zbulohet sjellja ofenduese e Trump me stafin e tij

Gazeta Uashington Post ka publikuar një artikull ku jepen shkaqet e shkarkimit të Reince Priebus dhe flet për sjelljen ofenduese të presidentit amerikan ndaj tij.

Gazeta Uashington Post zbulon se Donald Trump përpara shkarkimit të Reince Priebus, për ta ofenduar e ka thirrur Priebusin në zyrën e tij që Priebus të vriste një mizë që qarkullonte mbi kokën e presidentit. Trump thirri Priebus për të vrarë mizën në kohën kur në zyrën e tij organizohej një mbledhje me 10 persona. Në atë kohë Priebus ishte edhe shefi i stafit të shtëpisë së bardhë dhe përgjegjësia e të gjithë punonjësve ishte në dorën e tij. Priebus përpara sesa të zgjidhej në postin e kreut të zyrës së presidentit, ka qenë kryetar i komitetit kombëtar të partisë Republikane dhe kjo sjellje e Trump ndaj tij ishte jashtëzakonisht shumë ofenduese. Për momentin Trump ka shkarkuar Priebus dhe në vend të tij ka zgjedhur Anthony Scaramucci. Ky i fundit është bërë shkak për dorëheqjen e detyruar të Sean Spicer ish zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Advertisements