Breaking News

Vendimi i Kongresit, vazhdimësi e armiqësive të Amerikës kundër Iranit

Kreu i shtabit zbatues të marrëveshjes bërthamore, vendimin e fundit të Kongresit amerikan e ka cilësuar vazhdimësi e armiqësive të Amerikës kundër Iranit dhe tha se marrëveshja bërthamore nuk ishte e thënë që të ulte këto armiqësi.

Kongresi amerikan ditë më parë ka miratuar një plan për sanksione të reja kundër Republikës Islamike të Iranit. Sejed Abas Eragçi, në një intervistë dhënë kanalit shtetëror të Iranit tha se armiqësitë e Amerikës kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë dhe nga ana tjetër do të vazhdojë edhe përballja e Iranit me këto armiqësi. Z. Eragçi shtoi se Irani për 38 vite me radhë përballet me armiqësitë e amebikes dhe kjo është një prej sekreteve të fuqisë së Iranit. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se Trump dhe qeveria e tij mundohen të shfuqizojnë marrëveshjen bërthamore, mirëpo duan të krijojnë kushte që të jetë Irani ai që të heqë dorë nga kjo marrëveshje. Sejed Abas Eragçi tha se Irani do të respektojë marrëveshjen bërthamore deri në atë kohë kur interesat e tij të mos preken dhe shtoi Irani do tu përgjigjet armiqësive të Amerikës mirëpo nuk do të bëhet pjesë e lojës së Trump. Amerika ditë më parë ka vendosur sanksione kundër organeve, kompanive dhe disa personave iranianë. Këto veprime të Amerikës kundër Iranit bëhen në kohën kur në raportin e fundit të ANEA dhe të KS të OKB është theksuar se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements