Breaking News

Mbreti i Bahrejnit takohet me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve

Ditën e shtunë mbreti i Bahrejnit zhvilloi një takim me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve.

Mbreti i Bahrejnit pretendoi se ky takim është në kuadër të vendeve që luftojnë terrorizmin dhe mbrojnë kombet e tyre dhe tha se mes vendeve që luftojnë terrorizmin duhet të ketë koordinim i cili duhet të vazhdojë në shkallë botërore dhe rajonale për të eliminuar terrorizmin. Hamd Bin Isa Al Khalifa, tha se të katërt vendet me çdo mjet mundohen që të garantojnë sigurinë e tyre. Takimi u mbajt në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve sanksionuese të Katarit me qëllim koordinimin e tyre për veprimet që duhen ndërmarrë kundër Dohas. Takimi i parë i ministrave të Arabisë Saudite, Emirateve, Bahrejnit dhe Egjiptit u mbajt më 5 korrik si reagim ndaj përgjigjes së Dohas ndaj kushteve të vendosura nga këto vende. Prej 23 korrikut, vendet e lartpërmendura kanë vendosur 13 kushte kundër Katarit me qëllim rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të tyre me këtë vend. Ndër kushtet më të rëndësishme janë ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe Hezbullahun, mbyllja e kanalit Al Jazeera dhe mbyllja e bazës turke në Katar.

Advertisements